Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me “Pfizer” për blerjen e vaksinave, njofton Insajderi.
Këtë lajm Kurti e dha në fund të mbledhjes së Qeverisë, ku dhe është vendosur lehtësimi i masave anti-COIVD.
“E kemi një lajm të mirë, se porsa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast i kemi blerë vaksinat nga prodhuesi Pfiizer dhe duke iu falënderuar kësaj ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se kjo do të ju mundësojë që të realizojnë premtimin e dhënë për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë.
Kosova deri tash ka pranuar mbi 178 mijë vaksina, të gjitha janë donacione.
Deri tash mbi 60 mijë qytetarë janë vaksinuar, përfshirë persona të moshës së shtyrë si dhe kolektivi shëndetësor. /Insajderi.com