Sami Lushtaku do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Skenderaj.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Lushtaku përmes një postimi në Facebook.
“Kryesia e degës dhe Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti”.
Kështu, PDK do të garojë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 në Skenderaj, diçka që kishte bërë në vitin 2017 – pasi kishin mbështetur kandidaturën e Bekim Jasharit.
Kryetari aktual, Bekim Jashari, pritet të kandidojë sërish.
Ai ka pasur disa akuza për Sami Lushtakun, në të njëjtën monedhë ia ka kthyer edhe ky i fundit. /Insajderi.com