Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së të premtes ka miratuar nismën legjislative të Projektligjit për Plotësim Ndryshimin e Ligjit për Automjete.
Kështu është bërë hapi i parë për heqjen e homologimit – një premtim gjatë fushatës zgjedhore i partisë tash në pushtet; Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo nismë është mbështetur nga të gjitha dikasteret ku lidhet çështja e homologimit.
Që të vazhdohet tutje duhet edhe miratimi nga Kuvendi i Kosovës. /Insajderi.com.