COVID-19 në Shqipëri: Një i vdekur dhe 12 raste të reja

COVID-19 në Shqipëri: Një i vdekur dhe 12 raste të reja

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar 12 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë tre mijë e 255 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 118 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 215.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 132 mijë e 297 raste pozitive, dy mijë e 449 prej të cilëve kanë vdekur./Insajderi.com