Weber për deklaratën e deputetes gjermane kundër Kosovës: S’bëhet kurrë politikë zyrtare e Gjermanisë

Weber për deklaratën e deputetes gjermane kundër Kosovës: S’bëhet kurrë politikë zyrtare e Gjermanisë

Eksperti gjerman, Bodo Weber, vlerëson se fjalimi i deputetes gjermane, Zaklin Nastiç që shpërfaqi edhe njëherë pozicionin e Partisë së Majtë të Gjermanisë kundër Kosovës duke kërkuar çarmatimin e saj, s’do të bëhet asnjëherë politikë zyrtare e Gjermanisë.

Weber në një përgjigje për Klankosova.tv ka rekomanduar që të mos krijohen shqetësime në Kosovë nga deklarata të tilla në Bundestag.

“Debati në Bundestag ishte rreth zgjatjes vjetore të mandatit të Bundeswehr* për KFOR-in. Deputetja Nastiç në fjalën e saj shprehu pozicionet e njohura dhe tradicionale të politikave të partisë së saj në lidhje me luftërat në Ballkan, pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen e gjerë gjermane dhe të Perëndimit për shtetësinë e Kosovës”.

Ai nuk përjashton mundësinë që deklarata të tilla kundër Kosovës nga të majtët të ketë sërish, por e thotë me shumë siguri se opinionet e tilla do të jenë gjithmonë pakicë brenda spektrit politik gjerman./Insajderi.com