Suspendohet polici që nxiti urrejtje ndaj shqiptarëve përmes postimeve në rrjete sociale

Suspendohet polici që nxiti urrejtje ndaj shqiptarëve përmes postimeve në rrjete sociale

Policia e Kosovës njofton se ka suspenduar zyrtarin policor me inicialet S.C., me detyrë në pikën kufitare “Kullë”, për shkak të disa shkrimeve të publikuara në rrjete sociale, përcjell Insajderi.

“Suspendimi i tij është mbështetur në Udhëzimit Administrativ Nr.04/19, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Pas masës së suspendimit Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar të dyshuarin, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Në media po raportohet se pjesëtari i policisë për të cilin bëhet fjalë është Safet Sajo Civovic, nga komuniteti bosnjak.

Gjithnjë referuar raportimeve, Civovic kishte publikuar një fotografi në Facebook, ku shkruante: “Isha i nderuar të vizitojë këtë mik të madh- Shefin në Dobrushë i cili u bëri ballë terroreve shqiptare. E mëshiroftë Zoti”./Insajderi.com