Mot i vranët e me reshje shiu sot në Kosovë

Mot i vranët e me reshje shiu sot në Kosovë

Mot kryesisht i vranët e vende-vende me intervale të shkurta me diell parashihet që të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite priten të shoqërohen me reshje shiu.

“Reshjet më të përqendruara priten në veriperëndim të vendit, por edhe në pjesë tjera të territorit priten reshje me intensitet të ndryshueshëm”, bën të ditur instituti.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Insajderi.com