Një i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit një person ka vdekur dhe janë regjistruar 12 raste te reja me Coronavirus, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit, janë shëruar 93 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 129 mijë e 308 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 132 mijë e 309 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve dy mijë e 450 kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive në këtë vend është 551 persona./Insajderi.com