Sot caktohet data e votimit të raportit për shkarkimin e Metës

Sot caktohet data e votimit të raportit për shkarkimin e Metës

Data e seancës se kur do të diskutohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, pritet të caktohet sot, transmeton Insajderi.

Caktimi i kësaj date do të ndodhë në orën 11:00 pasi Konferenca e Kryetarëve do të mbledhet sot, raporton A2.

Krahas saj, Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë dhe rreth kohës së debatit që do të zhvillohet në këtë seancë kaq të rëndësishme të Kuvendit.

Më 28 maj, komisioni hetimor parlamentar miratoi raportin për shkarkimin e presidentit, sipas të cilit u konstatuan 16 shkelje që kreu i shtetit kishte bërë. /Insajderi.com