Kuvendi mban dy seanca gjatë kësaj jave

Kuvendi mban dy seanca gjatë kësaj jave

Gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca në Kuvendin e Kosovës. Njëra të enjten e tjetra të premten që fillon nga ora 10:00.

Kështu ka vendosur kryesia e Kuvendit pas mbledhjes që e mbajti.

Në atë mbledhje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka propozuar interpelancë për çështjen e faljes së gjobave anti-COVID, ku përfshihen qytetarët dhe bizneset.

“Në këtë takim u arsyetua kërkesa jonë për interpelancën. Kemi kërkesë të qartë ndaj ministrit të Financave që të ndodhë falja e të gjitha bizneseve që janë prekur në kohë pandemie, për shkak se kjo është një ngarkesë për ta”, u shpreh Tahiri në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë”, tha Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, shtoi se “nëse kjo realizohet atëherë do të ndihmohej shumë ekonomia, e sidomos gastronomia”.

Përndryshe, Partia Socialdemokrate e cila nuk është pjesë e Parlamentit – ka nisur një peticion në të gjitha qytetet e Kosovës për faljen e gjobave anti-COVID.

Këto gjoba dispozitë ligjore e kanë ligjin anti-COVID të miratuar në Kuvendin e Kosovës, vitin e kaluar. /Insajderi.com