Mehaj viziton automjetet e blinduara të donacionit nga SHBA-të

Mehaj viziton automjetet e blinduara të donacionit nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, këtë të hënë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, shkruan Insajderi.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se këto automjete janë vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohen në vazhdim.

Ai ka deklaruar se nga stafi, u njoftua me kushtet, pajisjet, masat e sigurisë, doktrinën si dhe procedurat standarde të operimit të aktiviteteve trajnuese në Poligonin e Qitjes.

“Po ashtu, inspektova edhe Poligonin e Qitjes së KDS-së, ku pashë nga afër seancën trajnuese të pjesëtarëve të Forcës të Sigurisë së Kosovës në qitje me armë zjarri sipas planit paraprak të Qendrës për Stërvitje Profesionale të KDS-së”, ka thënë Mehaj./Insajderi.com