Kurti: Pandemia në Kosovë e ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë

Kurti: Pandemia në Kosovë e ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të hënën se ndikimi i pandemisë në ekonomi e ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë, shkruan Insajderi.

Kurti këtë deklaratë e bëri në edicionin e katërt të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2021, që këtë vit temë do të jetë Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

“Ndikimi i pandemisë në ekonominë tonë e ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë. Ne po punojmë. Mbështetja e të rinjve dhe grave, ndërlidhja e tregut me aftësimin profesional, banimi social janë disa nga politikat të cilat do të adresojnë nivelin e lartë të papunësisë e të varfërisë”, tha ai.

Kurti tutje, theksoi se ndër prioritetet janë sigurimet shëndetësore për të gjithë dhe sipas tij “të gjithë e dimë se si njeriu i varfër kollaj sëmuret, e ai i sëmuri lehtë varfërohet”.

Shefi i qeverisë deklaroi se menaxhimi i mbeturinave mbetet një ndër sektorët më të pazhvilluar në Kosovë./Insajderi.com