Një 22-vjeçar goditet nga vetura, dërgohet në QKUK

Një 22-vjeçar goditet nga vetura, dërgohet në QKUK

Një 22-vjeçar është lënduar pasi është goditur nga vetura të hënën mbrëma rreth orës 19:30 në Barilevë të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ndërsa me rastin është duke u marrë policia.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Barilevë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori i moshës 22 vjeç ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, tha ajo/Insajderi.com