11 mijë vaksina Pfizer arrijnë në Shqipëri

11 mijë vaksina Pfizer arrijnë në Shqipëri

11 mijë e 700 vaksina kundër Coronavirusit të kompanisë Pfizer kanë arritur të hënën mbrëma në Aeroportin “Nënë Tereza” në Shqipëri, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ai ka njoftuar se ka arritur në 858 mijë e 750 sasia e vaksinave anti-COVID’19 të mbërritura në Shqipëri.

“Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776 mijë e 461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com