Moti për sot

Moti për sot

Të martën do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellë me shi dhe intervale me diell, njofton Insajderi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik. /Insajderi.com