Zemaj – Vitisë: Je i painformuar ose i paaftë për ta menaxhuar pandeminë

Zemaj – Vitisë: Je i painformuar ose i paaftë për ta menaxhuar pandeminë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i  ka thënë ministrit aktual Arben Vitisë se “ose është i keqinformuar apo i paaftë për ta menaxhuar pandeminë”.

Kjo deklaratë e tash deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, erdhi pasi Vitia në raportimin para Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se nga “Qeveria Hoti nuk ka pranuar dokumentet e nevojshme për sa i përket sigurimit të vaksinave”.

“Kjo mendoj nuk ju bën nder as juve, nuk keni paraqit as program politik për sektorin e shëndetësisë e këtë po e tregoni edhe sot”, tha Zemaj si kundërpërgjigje.

Zemaj, shtoi se ka qenë i gatshëm gjatë gjithë kohës që ta informojë Vitinë për procedurën e vaksinave.

“Unë kam qenë në Prishtinë ministër, edhe stafi im, krejt çka është dashtë janë 5 minuta me ardhë me një USB më ju informu për atë që ju kam ofru, jam i gatshëm në çdo moment në çdo orë të kem një komunikim për procesin e vaksinave”.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, theksoi se pas kontratës me “Pfizer” deri në fund të vitit mund të vinë rreth 2 milionë vaksina.

Ai po raporton në këtë komision për menaxhimin e pandemisë e ku mori kritika nga deputetë të opozitës. /Insajderi.com