Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, është shprehur pesimist sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në një të ardhme të afërt.
Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer ka thënë për RTV Dukagjinin se pavarësisht që Administrata Biden e ka marrë më seriozisht punën e dialogut, nuk pret njohje në një të ardhme të afërt.
“Nuk mendoj se mund të arrihet shumë përtej një marrëveshjeje për t’u takuar në qershor, por do të befasohesha nëse mund të ndodhë ndonjë zhvillim tjetër nga këto takime. Unë mendoj se Administrata e Biden është shumë më e përkushtuar në njohje e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës brenda kufijve të saj aktual, por dyshoj se kjo do të ndodhë së shpejti.
Më së miri të pyesni Lajçak dhe Palmer. Disa marrëveshje të reja për gjëra të tilla si njerëz të zhdukur dhe financa janë të mundshme, por unë dyshoj se do të ketë një marrëveshje për njohjen”, ka deklaruar ai.
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pritet të mbahet gjatë qershorit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./Insajderi.com