Vetura bie në gropë në “Bregun e Diellit”

Vetura bie në gropë në “Bregun e Diellit”

Një veturë ka ngecur në një gropë të thellë në rrugën “Sali Nivica” të kryeqytetit si pasojë e problemeve me gropa në rrugët e Prishtinës, njofton Insajderi.

Në një video të postuar së fundmi në faqen “Vrojtuesit e lagjes” në Facebook, shihet se si ky automjet ka rënë në gropë dhe është dëmtuar.

Bëhet fjalë për rrugën që gjendjet në lagjen Bregu i Diellit.

Sipas “Vrojtuesve”, kjo rrugë tash e tre muaj është në gjendje të tillë, ndërsa në pamje shihet vetura e tipit ‘Audi’, me gomën e parë të saj që ka rënë në gropë.

“Gropat e hapura në rrugën Sali Nivica Bregu i Diellit, kjo rrugë tash e 3 muaj në këtë gjendje, pasojat shihen në video. Dëmtimi i veturës”, thuhet në përshkrimin krah videos. /Insajderi.com