Mediumi austriak: “Non-paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan po mbahet i mbyllur në BE

Mediumi austriak: “Non-paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan po mbahet i mbyllur në BE

Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Evropian po mban “të mbyllur” një dokument jozyrtar “Non-paper”, në të cilin propozohen ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor, pretendon agjensia austriake e lajmeve ‘APA’.

Kryeministri slloven, Janez Jansa, vendi i të cilit mban presidencën e ardhshme të BE-së, propozoi, sipas raporteve të mëparshme të medias sllovene, një ndryshim të ri të kufijve në Ballkan, transmeton Insajderi.

“Pas një kontrolli të hollësishëm, duhet t’ju informoj se ne nuk mund t’ju japim qasje në atë dokument”, thuhet në përgjigjen e Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të BE-së ndaj kërkesës së APA-së.

U shpjegua se publikimi i dokumentit të vetëm që ka ky institucion i BE-së do të rrezikonte marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sllovenia do të marrë presidencën e BE më 1 korrik dhe ka njoftuar se dëshiron t’i kushtojë vëmendje të veçantë afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. /Insajderi.com