Shtabi i Përgjithshëm i Forcës për Sigurinë e Kosovës ka njoftuar se flamuri i Kosovës është ngritur për herë të parë në misionin paqëruajtës të FSK-së në Kuvajt, shkruan Insajderi.
Në njoftim thuhet se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën.
“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritët në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve). Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se, FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët./Insajderi.com