Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes dhe 43 raste pozitive me COVID-19, shkruan Insajderi.
Në njoftim thuhet se 48 persona janë shëruar gjatë ditës së mërkurë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut kanë rezultuar pozitivë 155 mijë e 345 pacientë me Coronavirus, ndërsa kanë vdekur pesë mijë e 429 persona.
Numri i personave të shëruar që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 148 mijë e 846 qytetarë./Insajderi.com