Qytetarët e Maqedonisë së Veriut së shpejti me certifikata COVID

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut së shpejti me certifikata COVID

Rrjeti “CommonTrust” dhe Forumi Ekonomik Botëror, në kuadër të projektit “The Commons Project” krijuan aplikacionin “CommonPass”, i cili ka për qëllim vendosjen e platformës ndërvepruese për njohjen reciproke të certifikatave të vaksinave dhe testeve laboratorike për COVID-19 midis vendeve, njofton Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, përcjell Insajderi.

“Ministria e Shëndetësisë si përkrahëse e zhvillimit teknologjik të vendimeve të bazuara në standarde ndërkombëtare, bashkohet në rrjetin ‘CommonTrust’ për dhënien e certifikatave shëndetësore digjitale përmes aplikacionit të ri ‘CommonTrust’. Me këtë hap, qytetarëve të Maqedonisë do t’u rriten mundësitë për certifikatë shëndetësore digjitale sipas standardit global ‘Smart Health Card’. Kjo për qytetarët do të thotë se do të mund ta dokumentojnë COVID-19 statusin me qëllim që të mund të udhëtojnë në vende tjera dhe të mund të përgjigjen në kalimet kufitare në shtetet tjera duke mbrojtur edhe privatësinë e tyre” thonë nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Me CommonPass në mënyrë të thjeshtë  qytetarët do të kenë mundësi t’i marrin rezultatet e testimit COVID-19 dhe vërtetimet për  vaksinë si dhe ta tregojnë statusin shëndetësor për hyrje në ndonjë shtet tjetër pa  zbuluar detaje të tjera shëndetësore , thuhet në njoftimin e MSH-së.  Më tej theksojnë se do të informojnë Institutin e Shëndetit Publik dhe të gjithë laboratorët e tjerë të certifikuar publik dhe privat për qëllimin e aplikacionit dhe mundësitë që ai ofron.

“Në këtë mënyrë, institucionet dhe laboratorët do të jenë në gjendje të lëshojnë certifikata për përdoruesit e aplikacionit të cilat do të njihen dhe pranohen si të rëndësishme dhe të besueshme ndërkombëtarisht. Ministria e Shëndetësisë mirëpret iniciativën e zbatimit të aplikacionit ‘CommonPass’ në vendin tonë” deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut

Me këtë aplikacion, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut u mundësohet fleksibilitet në zgjedhjen provajderit dhe mënyrë se si do të marrin vërtetim falas digjital të imunizimit dhe rezultateve të testimeve për COVID-19./Insajderi.com