Metush Kyreziu, anëtar i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti, ta shkarkojë ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kjo për shkak të pretendimeve që Gërvalla gjatë një interviste për gazetën zvicrane “NZZ”, “ka tentuar njollosjen e UÇK-së”.
“Kjo spo koment. Me deklaratën e dytë ajo e ka për qëllim njollosjen e punës së ushtarëve të UÇK-së. cfarë qëllimi e ka e dinë vetëm ajo. Ajo nuk I mbron interesat e shtetit të Kosovës. Edhe me deklaratat e pamatura dhe të papjekura nuk e meriton me qenë ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës”, ka thënë Kryeziu në Frontal.
Por, Gërvalla përmes një postimi në Facebook, të mërkurën – ka thënë se citati i përdorur ka qenë pyetja e gazetarit.
“Nuk e pres, por do të ishte korrekt një korrigjim i lajmit dhe një kërkimfalje nga ato media që e kanë botuar”, ka shkruar Gërvalla. /Insajderi.com