Publikohet një tjetër “non-paper”, ky është më ndryshe

Publikohet një tjetër “non-paper”, ky është më ndryshe

Një tjetër “non-paper” po pretendohet “të jetë i mbyllur” në Bashkimin Evropian e që lidhet me mbështetjen e Brukselit për Ballkanin Perëndimor si të tërë.

Në këtë dokument si autorë apostrofohen pesë shtete të Bashkimit Evropian; Austria, Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia, raporton Insajderi.

Sllovakia është shtet i cili nuk e ka njohur Kosovën e nga atje vjen Miroslav Lajçak – i dërguar special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi.

Lajçak ka mohuar më parë të gjitha “non-papers”, që jepnin “ide” sesi të duken kufijtë në Ballkanin Perëndimor e kjo të reflektojë “zgjidhjen e problemit”, mes Kosovës e Serbisë.

Por, sipas raportimeve të mediave ballkanike – dokumenti i fundit “nuk ka lidhje me ndryshim kufijsh”.

Aty kërkohet që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen aktivisht në çështjen e dialogut.

Por, në “non-paper” e pesë shteteve të BE-së, kërkohet se vendet e rajonit të pozicionohen qartë për orientimin e tyre integrues.

E ardhmja e rajonit ka qenë diskutim i vazhdueshëm i krerëve të shteteve në Bashkimin Evropian.

Por, ata mohojnë se kjo do të arrihet duke “ndryshuar kufijtë”, rrjedhimisht – kanë mohuar autorësinë e atyre dokumenteve.

Për “non-paper” e fundit, kryediplomatja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turković,  mendon se është i vërtetë dhe si i tillë duhet të mbështetet nga Unioni Evropian. /Insajderi.com