kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila të mërk" />

Redaktori i gazetës zvicerane “NZZ” i reagon Gërvallës pas i akuzoi për gënjeshtra

Redaktori i gazetës zvicerane “NZZ” i reagon Gërvallës pas i akuzoi për gënjeshtra

Redaktori i gazetës zvicerane “NZZ”, Andreas Ernst, i ka reaguar kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila të mërkurën deklaroi se në intervistën e saj të dhënë për këtë medium, ky i fundit ka pohuar “gënjeshtra se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer vrasje të pasluftës”.

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato bëhen nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka thënë kryediplomatja kosovare.

Ndërkaq në reagimin e tij, Ernst është shprehur se gazetari që e ka shkruar tekstin nuk ka potencuar që UÇK-ja ka përgjegjësi kolektive për atë se çfarë ka ndodhur, por se kryerësit kanë përgjegjësi indivduale.

“Autori ynë Andi Reich ka shkruar se ‘krimet e pasluftës, kryesisht janë kryer nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’. Ai nuk pretendon që ka përgjegjësi kolektive të UÇK-së, por thotë se keqbërësit kanë përgjegjësi individuale”, ka shkruar redaktori i mediumit “NZZ”.

Ndërkaq, sa i përket deklaratës së Gërvallës se UÇK-ja është shpërbërë qershorit të vitit 1999, Ernst në reagimin e tij ka bashkëngjitur një raport të NATO-s, ku thuhet se UÇK-ja është shpërbërë më 20 shtator të atij viti.

“Përveç kësaj, në komunikatën e NATO-së thuhet nuk thuhet që UÇK-ja u shpërbë në qershor, por më 20 shtator 1999. NZZ e ka prezantuar situatën në mënyrë korrekte”, ka përfunduar redaktori për politikë të jashtme i gazetës zvicerane, Andreas Ernst./Insajderi.com