Xhafer Tahiri nominohet nga Abdixhiku për kryetar të Vushtrrisë

Xhafer Tahiri nominohet nga Abdixhiku për kryetar të Vushtrrisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka nominuar kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, për një mandat më shumë në krye të kësaj komune, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se Tahiri i ka dhënë “kahje ndryshe zhvillimit të komunës dhe për këtë do të kërkojë aprovimin e Kryesisë”.

Ai tutje është shprehur se “i njohur si një ndër lokalitetet antike dardane, Vushtrria, ka për nderë që një kryetar si Xhafa ta vazhdojë punën e kreut të Komunës edhe për 4 vjetët e ardhshme në të mirë të të gjithë banorëve të saj”.

“Ai ka vizion të qartë se si duhet të duket qyteti e fshatrat e Komunës nën udhëheqjen e LDK-së, i përkrahur nga të gjitha strukturat pa dallim. Për një mandat, ka siguruar kyçje në ujë për 7000 familje vushtrriase; ka krijuar Zonën Ekonomike me plot 800 vende pune; ka dhënë shembull nacional në mbledhjen e mbeturinave; ka ndërtuar 2 qerdhe e një Qendër Mjekësie; e dhjetëra projekte infrastrukturore. Xhafa e meriton përkrahjen e secilit prej nesh sepse gjatë mandatit të parë, me punën dhe përkushtimin e tij na ka bërë të gjithëve krenarë”, ka shkruar tutje i pari i LDK-së./Insajderi.com