Shqipëria të mërkurën ka pranuar edhe 40 mijë e 800 doza të vaksinës kundër Coronavirusit të kompanisë AstraZeneca, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili tha se këto doza vijnë si pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet COVAX-it.
“Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Rama në Facebook.
Dy ditë më parë, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer. Kështu numri në total i vaksinave që kanë hyrë në vendin tonë ka shkuar në 858 mijë e 750.
Deri tani numri i qytetarëve të imunizuar në Shqipëri ka shkuar në 776 mijë e 461./Insajderi.com