1.822 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të mërkurën raportoi për 18 raste të reja e 239 të shëruar.
Nuk kishte asnjë të vdekur si pasojë e Coronavirusit, njofton Insajderi..
Deri më tash janë vaksinuar 69.686 qytetarë.
Vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit numri i atyre që morën vaksinën ishte 2.595. /Insajderi.com