Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Mitrovicë

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Mitrovicë

Një person 55 vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Viktima punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com