Nëntë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Nëntë raste pozitive me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 3340 mostra.

Po ashtu në gjatë kësaj periudhe janë shëruar 45 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132.360 raste pozitive me COVID-19, ndërsa 2.451 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 129.566 qytetarë, ndërsa janë 343 raste aktive./Insajderi.com