Ka vdekur diplomati i Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj.
Ai raportohet se ka vdekur pas një arresti kardiak.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi (shtetas i huaj) është dërguar në QKUK, nga ku jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Insajderi.com