Mot kryesisht me diell pritet të mbajë edhe sot në Kosovë, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik, moti në Kosovë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. Java e ardhshme parashihet me reshje!”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Insajderi.com