Vera e vitit 2021 pritet të jetë më e ngrohtë, me një mundësi më të lartë të devijimeve pozitive në temperaturën e ajrit nga mesataret afatgjata dhe reshjet brenda mesatares, shkruan Insajderi.
Për territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ekziston mundësi e lartë e tejkalimit të temperaturave nga vlerat mesatare shumëvjeçare.
Tejkalimi i temperaturave parashikohet të arrijnë deri në 3 ° C në rajonin verilindor. Devijimi më i madh pozitiv i temperaturës së ajrit për këtë sezon pritet të jetë në korrik.
Këtë të premten e komunikoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e shtetit fqinj, duke iu referuar materialeve parashikuese të marra nga Qendra evropiane për parashikimin e motit afat mesëm Qendra virtuale e ndryshimit të klimës për Evropën Juglindore si dhe qendra të tjera botërore.
Sipas analizës për të gjithë rajonin juglindor të Evropës, temperaturat e verës parashikohet të arrijnë vlera mbi mesataren.
” Për territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ekziston një probabilitet i lartë i tejkalimit të temperaturave nga vlerat mesatare shumëvjeçare.Tejkalimi i temperaturave parashikohet të arrijnë deri në 3 ° C në rajonin verilindor. Devijimi më i madh pozitiv i temperaturës së ajrit për këtë sezon pritet të jetë në korrik”, thuhet me tej.
Diapazoni i temperaturës së mesatares shumëvjeçare 1981-2010 për sezonin veror në Republikën e Maqedonisë së Veriut është nga 16.0 ° C në zonat malore deri në 25.3 ° C të matura në Gjevgjeli.
Reshjet në këtë periudhë janë në intervalin prej 23.9 mm të matura në stacionin meteorologjik në Shtip deri 96.7 mm në Mavrovë.
Parashikimi i motit sezonal është një qasje shkencore që siguron informacion klimatik për muaj ose sezone më parë. /Insajderi.com