7 të vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

7 të vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Shtatë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku u tha se edhe 16 raste të reja pozitive jaën shënuar gjatë kësaj kohe.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 38 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155 mijë e 379 raste aktive, 148 mijë e 910 pacientë janë shëruar, kanë vdekur pesë mijë e 442 njerëz si pasojë e COVID-19 dhe vazhdojnë të mbesin edhe një mijë e 27 raste aktive. /Insajderi.com