Rrihen për shkak të pronës dy persona në Rahovec, njëri bëhet për spital

Rrihen për shkak të pronës dy persona në Rahovec, njëri bëhet për spital

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje fizike që ka pasur me një tjetër të premten mbrëma në rrugën “ 8 dëshmorët e Pashtrikut” në Rahovec.

Viktima është dërguar me autoambulancë në Spitalin rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa shkak i incidentit dyshohet të jetë një pronë.

I dyshuari është arrestuar dhe gjendet në ndalim prej 48 orësh.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Viktima fillimisht është dërguar ne shtëpinë shëndetit ne Rahovec për tretman mjekësor dhe me pas me autoambulance është dërguar ne spitalin rajonal Gjakove për tretman te mëtejmë, ku sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jete por ka lëndime te renda trupor.

Dyshohet se deri te rrahja ka ardhur si pasoje e shit-blerjes te një prone te cilën e kishte blere viktima i lartcekur nga një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës te caktuar sipas detyrës zyrtare, dhe pas intervistimit është kontaktuar prokurori kujdestar i cili lëshon vendim mbi ndalim për 48 orë”./Insajderi.com