Berisha: Vendimi për shpalljen ‘non-grata’ nga SHBA erdhi pas qëndrimit tim kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Berisha: Vendimi për shpalljen ‘non-grata’ nga SHBA erdhi pas qëndrimit tim kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur dyshime se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër tij për ta shpallur “non garata-person të padëshirueshëm”, mund të ketë ardhur si pasojë e qëndrimit të tij kundër ndryshimeve të kufijve të Kosovës.

Ish-kreu i qeverisë ka thënë se po akuzohet për “konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane”.

“Kur ma tha absolutisht nuk e dija, absolutisht nuk kisha marrë asnjë mesazh nga askush. Por kur interesova kam marrë vesh se isha futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara se kisha bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.

Qesha shumë kur mora vesh këtë. Por unë kam mbrojtur një pikëpamje të interesit shqiptar, që e besoj se është në interes të shqiptarëve. Unë e dija mirë se ai proces se për shkak të tradhtisë së mirëfillte kombëtare të Edi Ramës dhe Thaçit, por dheun dhe shkoi deri në administratën më të lartë në SHBA”, ka thënë Berisha në “Zonë e Lirë” në TV Klan.

“Lobimi ka qenë shumë i fuqishëm, i Sorosit, Ramës, Vuçit dhe Thaçit për të ndryshuar kufijtë. Unë e dija që kundërshtimi im u bë pikënisje për vijimin e kundërshtimeve të tjera, u prit me një zemërim të thellë, për të mos thënë deri në urrejtje. Unë se kisha kundër askujt, e kisha kundër interesit të kombit tim”, tha Berisha./Insajderi.com