Mbi tre mijë foshnje u lindën në Gjinekologji brenda pesë muajve

Mbi tre mijë foshnje u lindën në Gjinekologji brenda pesë muajve

Në pesë muajt e parë të vitit 2021, gjithsej tre mijë e 341 foshje kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Insajderi.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, njoftoi se 82 paciente janë mjekuar në pesë muajt e parë, ndërsa kanë përfunduar me 22 lindje.

“Numri i të infektuarve për vitin 2020 ka qenë 103 paciente të infektuar me Covid-19 të cilët janë trajtuar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, prej tyre 47 kanë përfunduar me lindje kurse pjesa tjetër janë trajtuar, mjekuar dhe lëshuar në shtëpi”.

“Kurse në vitin 2021 kemi pasur 82 paciente dhe janë mjekuar te ne dhe kanë qenë 22 lindje kurse pacientet tjera janë lëshuar në shtëpi. Nëse mendoni për pacientët me Covid-19 ka rënë numri i të infektuarve për momentin nuk kemi asnjë paciente të hospitalizuar në repartin Covid-19”.

“Kemi pasur 3 341 lindje krahasuar me vitin e kaluar është një rënie. Një numër i madh i pacientëve për shkak sigurie kanë kryer lindje në spitale private”, theksoi ai për EO.

Mes tjerash, Ismajli theksoi se ka pasur komplikime te gratë shtatzëna, duke theksuar se rastet e rënda menjëherë pasi që janë hospitalizuar janë referuar në klinikën Infektive dhe Mjekësinë Sportive për Covid-19.

Ai tha se çdo lindje që ka përfunduar në Klinikën e Gjinekologjisë, fëmijët janë trajtuar në Klinikën e Neanatologjisë.

“Nuk është vërtetuar që një fëmijë që është verifikuar që nëna e tij ka qenë pozitiv. Çdo lindje që ka përfunduar te ne fëmijët janë trajtuar në klinikën e Neanatologjisë. Nuk ka pasur komplikim. Në momentin që fëmijët kanë qenë të shërua ri janë afruar nënës”./Insajderi.com