Krasniqi liston emrat e të punësuarve që “kanë lidhje me VV-në”

Krasniqi liston emrat e të punësuarve që “kanë lidhje me VV-në”

Lëvizja Vetëvendosje ditëve të fundit është kritikuar për punësime të militantëve partiak dhe familjarëve në institucione. Së fundmi edhe zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka publikuar disa emra, të cilët sipas tij janë punësuar në institucione “për shkak të lidhjeve me VV-në”, njofton Insajderi.

Lista e publikuar nga Krasniqi, fillon me familjarin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për të vazhduar me mbesën e deputetit Jahja Koka e deri te aktivisti Rron Gjinovci.

Në fund, ai ka ironizuar duke shkruar “era shtet”.

“Nipi i Besnik Bislimit, mbesa e Jahja Kokës (deputet i VV), Shkurte Aliu (militante e VV), gratë e dy shefave të VV në Vushtrri, axha i Glauk Konjufcës, vëllau i Fitim Ukës (deputet i VV), gruaja e Xhevdet Pozharit (analist i VV), Vigan Qorolli (analist i VV), Rron Gjinovci (analist i VV), djali i axhës së Haxhi Arifit…Era shtet”, ka shkruar ai./Insajderi.com