Asnjë i vdekur dhe dy raste me COVID-19 në Shqipëri

Asnjë i vdekur dhe dy raste me COVID-19 në Shqipëri

Asnjë rasti i vdekjeve nga COVID-19 nuk është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, shkruan Insajderi.

Ndërsa, sipas njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë gjatë ditës së shtunë janë regjistruar edhe dy raste pozitive nga 3 mijë e 593 testime.

Më tej,  bëhet e ditur se janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 627 që nga fillimi i epidemisë.

“Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive”, thuhet në njoftim.

Që prej fillimit të pandemisë Shqipëria nuk ka shënuar një shifër kaq të ulët të rasteve me COVID-19./Insajderi.com