Latifi kritikon PDK-në për “pasivitet politik”

Latifi kritikon PDK-në për “pasivitet politik”

Ish-pjesëtari i Partisë Demokratike, Blerim Latifi, ka thënë se “PDK ka pasivitet politik”, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, ka shpjeguar arsyen se pse po ndodh kjo, duke e lidhur edhe me mungesën e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

“Pjesa dërmuese e atyre që sot i kanë pozitat e rëndësishme në PDK, nuk i kanë ato pozita si rezultat i punës së tyre individuale, por si dhurata politike nga liderët e parties”.

“Të veshur me pushtet në këtë mënyrë, ata nuk janë të aftë për beteja të mëdha politike, kështu që janë barrikaduar në pozicionet e dhuruara, në pritje të kthimit të liderëve nga Haga, kthim të cilin e mendojnë si ripërtrirje të dhuratave. Ky është thelbi i kotjes, i përgjumjes së tyre politike”, ka shkruar Latifi në Facebok. /Insajderi.com