Arrestohet një person pasi kanosi zyrtarin policor, dyshohet të jetë anëtari i Kryesisë së OVL-UÇK-së

Arrestohet një person pasi kanosi zyrtarin policor, dyshohet të jetë anëtari i Kryesisë së OVL-UÇK-së

44-vjeçari me inicialet F.F., që dyshohet të ketë Faik Fazliu – anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prizren, është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 5 qershorit, rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri”, në këtë komunë.

Siç bën të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, zyrtari policor ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave anti-Covid’19.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjate kryerjes se detyres zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin ne kontrollimin e nje lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19. I dyshuari eshte shoqeruar ne stacionin policor ne Prizren”, ka thënë Osmanollaj.

“I dyshuari eshte intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim te  Prokurorit inicohet rasti per ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’ dhe i dyshuari te ndalet ne Qendren e mbajtjes per 48 orë. Rasti eshte nen hetime”, shtoi ai. /Insajderi.com