Incidenti mes Faik Fazliut dhe policisë – publikohen pamjet

Incidenti mes Faik Fazliut dhe policisë – publikohen pamjet

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas raportimeve se anëtari i kryesisë së OVL-UÇK’së, Faik Fazliu, është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Prizren, njofton Insajderi.

Me anë të një shkrimi të publikuar në Facebook, të cilit i ka bashkëngjitur një video të ngjarjes, sqaroi se Fazliu ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish-kryetar.

Më tej ai thotë se në videon të cilën e ka siguruar, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor.

“Së pari, reagoj ndaj mediave që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor”, thotë Klinaku, i cili më tej ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Fazliut.

“Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”. /Insajderi.com