Incidenti mes policisë dhe Faik Fazliut, Haxhiu kërkon suspendimin e policit

Incidenti mes policisë dhe Faik Fazliut, Haxhiu kërkon suspendimin e policit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të pamjeve të incidentit në mes anëtarit të kryesisë së OVL-UÇK’së, Faik Fazliu dhe një zyrtari policore, shkruan Insajderi.

Haxhiu ka thënë se sjelljet e tilla janë “të patolerushme” dhe sipas tij zyrtari policor duhet të suspendohet.

“Provokimi dhe sjellja e zyrtarit policor dhe arrestimi i Faik Fazliut është i pa pranueshëm, bazuar në videon e publikuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, Faik Fazliu duhet të lirohet dhe rasti të trajtohet nga organet e pavarura ligjore./Insajderi.com