Vrasja e kosovarit në Hannover të Gjermanisë, zbulohen detaje të reja

Vrasja e kosovarit në Hannover të Gjermanisë, zbulohen detaje të reja

Të enjten në Hannover të Gjermanisë mbeti i vrarë 30-vjeçari nga Mitrovica, Armin Neziri, transmeton Insajderi.

Sipas mediave gjermane i dyshuari kryesor për vrasjen e tij, Rinor Z., gjendet ende në arrati.

Viktima, Armin Neziri, 30 vjeç, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës, teksa ndodhej brenda automjetit të tipit “Porsche Cayenne”.

Sipas,  gazetës gjermane ‘RND’ avokati i të dyshuarit ka deklaruar se së shpejti klienti i tij do të dorëzohet në polici.

Pas të shtënave fatale mbi një burrë në Hanover të enjten pasdite, autori i dyshuar i veprës është ende në arrati. Sipas deklaratave të avokatit të tij, Fritz Willig, i dyshuari dëshiron të përballet me policinë së shpejti.

“Këshilltari ligjor i të arratisurit gjithashtu raportoi se klienti i tij mori armën nga frika ditën në fjalë. Siç raportoi Willig te ‘Neue Presse’ (NP) të shtunën, takimi në mes viktimës dhe dorasit ishte një ‘takim thjesht i rastësishëm në një kryqëzim trafiku’”, thuhet në shkrimin e publikuar në këtë media.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, viktima ka parkuar Porche-në e tij pas Mercedesit të dorasit, e më pas ka dalë nga vetura dhe ka thyer xhamat e veturës. Pas kësaj, Rinor Z. ka shtënë me armë zjarri ndaj Armin Nezirit.

Kurse, avokati i të dyshuarit ka deklaruar se Rinor Z. e njihte viktimën Armin Neziri, për të cilin gazeta shkruan se ka qenë i involvuar në trafikim droge dhe krime seksuale.

Tutje, avokati ka theksuar për mediat gjermane se klienti i tij ndihej i rrezikuar nga Armin Neziri, sepse këtë të fundit e kishte raportuar më parë për një sherr./Insajderi.com