Gjykata Speciale miraton Rregulloren e Procedurës dhe të Provave

Gjykata Speciale miraton Rregulloren e Procedurës dhe të Provave

Gjyqtarët e Dhomave të Specializuara, seancën e parë plenare kanë miratuara rregulloren e Procedurës dhe të Provave.

Kjo rregulloje i kushton rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve, viktimave dhe personave të tjerë të rrezikuar për shkak të dhënies së dëshmisë, ose bashkëpunimit të tyre me Dhomat e Specializuara.

“Në tërësi, Rregullorja e Procedurës dhe e Provave synon të fuqizojë paanësinë, drejtësinë, shpejtësinë, efikasitetin, ndershmërinë dhe sigurinë e procedurave të Dhomave të Specializuara, duke respektuar njëkohësisht Kushtetutën dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e dhomave të specializuara.

Kryetarja e kësaj gjykate Ekaterina Trendafilova ka deklaruara se me miratimin e kësaj rregulloreje në më pak se dy muaj pas emërimit të tyre, gjykatësit treguan dijeni, profesionalizëm dhe një përkushtim për punën në Dhomat e Specializuara.

“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të ketë tridhjetë ditë për shqyrtimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave, për të përcaktuar nëse kjo Rregullore përputhet me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës”.

“Rregullorja e Procedurës dhe e Provave hyn në fuqi shtatë ditë pasi Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të ketë vendosur mbi kushtetutshmërinë. Me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Dhomat e Specializuara funksionalizohen tërësisht në aspektin gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu gjatë kësaj seance gjykatësit kanë miratuar edhe dy dokumente të tjera që kanë rëndësi për funksionimin e Dhomave të Specializuara – Kodin e Etikës Gjyqësore dhe Rregulloren për Caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara.

“ Kodi i Etikës Gjyqësore rregullon standardet profesionale që zbatohen për gjykatësit dhe gjithashtu përcakton masat disiplinore në rast se kryhet sjellje kundërvajtëse. Rregullorja për Caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara rregullon caktimin e gjykatësve në trupat gjykues përkatës të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com