Katër të vdekur si pasojë e aksidentit në Ferizaj

Katër të vdekur si pasojë e aksidentit në Ferizaj

Katër persona kanë ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në magjistralen Ferizaj-Shtime.

Lajmi është konfirmuar nga drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, , Nadire Ymeri.

“Janë katër persona të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua është dërguar e intuarbuar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Dy ekipe nga emergjanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes”.

Për aksidentin ka raportuar edhe Policia e Kosovës, por nuk ka dhënë shumë detaje. /Insajderi.com