Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, i ka reaguar ministrit të Brendshëm, duke thënë se “Xhelal Sveçla ka harruar sjelljen banditeske ndaj policisë”.
Sveçla ka deklaruar pas arrestimit të Faik Fazliut, se “ka kaluar koha kur të fortët do të sulmonë policët”.
Pos Klinakut, kjo deklaratë ka marrë reagim të ashpër edhe nga vetë Fazliu i cili e quajti ministrin “rrugaç”.
Por, Klinaku ka pohuar se “ka video për gjithë ngjarjen e vijuar të shtunën” e ku u implikua anëtari lartë I OVL së UÇK-së.
”Paska folur edhe ministri i brendshëm, duke deklaruar se ka kaluar koha e sjelljeve banditeske ndaj policisë. Mirë që ekziston video e aty shihet se kush çfarë ka bërë, dhe është vetëm gjykata ajo që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes”, ka shkruar Klinaku. /Insajderi.com