Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar për aksidentet në trafik se duhet merren masa parandaluese.
Të dielën në Ferizaj humbën jetën katër persona pas një aksidenti tragjik – ndërsa një person tjetër ka humbur jetë në vetaksident te “Kroni i Mbretit”.
“Rrugët tona çdo ditë po shënojnë viktima dhe të lënduar nga aksidentet e trafikut. Rreziku i cili po kanoset nga pakujdesia e vozitësve është brengosesh dhe urgjentisht duhet të merren masa parandaluese”, tha Kusari-Lila.
Gjithashtu, ajo shprehi ngushëllime familjeve për humbjet që pësuan sot. /Insajderi.com