OVL e UÇK-së paralajmëron protestë masive

OVL e UÇK-së paralajmëron protestë masive

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po paralajmëron protestë masive, për këtë javën tjetër do të mblidhet edhe kryesia e kësaj OVL-je.

Këtë e ka kumtuar  kryetari në detyrë  kësaj organizate, Faton Klinaku, njofton Insajderi.

“Para se me ndodh rasti i arrestimit të Faik Fazliut (ish kreut të OVL UÇK dhe familjarë i tre dëshmorëve) dhe ushtrimit të dhunës ndaj tij nga ana e policëve, kanë ndodhur skandale siç është rasti i thirrjes së Fahri Fazliut (poashtu familjarë i dy dëshmorëve) nga gjykata speciale, i cili gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeçar”

“Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, siç është shkelja e të drejtave të njeriut ndaj të arrestuarve në Hagë, deklarimet skandaloze të ministrave ku këtë shqetësim ia kemi shprehur edhe Albin Kurtit në takim, prandaj OVL UÇK ka thirrë prej të premtes e për nesër (e hënë) mbledhjen e Kryesisë, ku do të vendos se çfarë të bëjë lidhur me këto zhvillime”, ka shkruar ai në Facebook.

Klinaku i ka reaguar të dielën ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka deklaruar se “ka përfunduar koha kur të fortët do të sulmojnë policinë”.

Deklarata e Sveçlës erdhi pasi anëtari i lartë i kryesisë së OVL UÇK-së, Faik Fazliu u dyshua se “ka kanosur policin”. /Insajderi.com