Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin e mbajtur të hënen me përfaqësuesit ndër-institucionalë të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin ne përhapjes së COVID-19, ka konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që me 15 qershor të nis vaksinimi masiv i qytetarëve në Gjilan , shkruan Insajderi.
Ai ka thënë së vaksinimi do të bëhet në bazë të kritereve në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta – Petrit” në këtë komunë dhe sipas tij, ky proces do të kryhet nga 20 ekipe.
“Kategorizimi bëhet në bazë të moshës dhe i gjithë procesi do të shkojë në bazë të planit dhe në koordinimit me të gjitha institucionet për të mbajtur rregull dhe rend”, ka shtuar ai.
Haziri, ka falënderuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për donacionin e fundit që Gjilanit i ka siguruar 2,500 teste rapide.
“Gjithashtu edhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik është furnizuar me të gjitha llojet e testeve dhe nuk ka asnjë problem për qytetarët që kërkojnë shërbime të testimit brenda orarit të punës dhe në bazë të protokollit të institucionit shëndetësor”, ka theksuar ai./Insajderi.com